KF Tirana pa stadium, klubi më i titulluar në Shqipëri shtegton në Korçë! 'Fanatics': FSHF Mafia

KF Tirana pa stadium, klubi më i titulluar në Shqipëri shtegton në Korçë! 'Fanatics': FSHF Mafia

Tirana - Dinamo

Tirana - Laçi është sfida e së premtes për javën e 10-të në Superligë. Dueli i orës 17:00 do luhet në Korçë, me bardheblutë që shtegtojnë sërish pasi nuk kanë një stadium në kryeqytet.

Kujtojmë që gjendja e stadiumit “Air Albania” nuk është në kushtet optimale dhe FSHF po e ruan fushën për ndeshjet e kombëtares në nëntor, prandaj Tirana është e detyruar që të kërkojë një stadium larg kryeqytetit. Derbi ndaj Dinamos u zhvillua në Vlorë, ndërsa sfida kundër Laçit është spostuar në Korçë.

Me “Selman Stërmasi”-n jashtë funksionit për ndeshje dhe “Air Albania” që është mbyllur, kryeqytetasit janë të detyruar për të “shtegtuar” edhe për ndeshjet si pritës.

Për këtë situatë kanë reaguar edhe ultrasit e klubit. "Fanatics" kanë akuzuar presidencën me në krye Refik Halilin, teksa sulmojnë edhe FSHF-në, me foton shoqëruese "FSHF MAFIA".

"Degdisja e një klubi tashmë prej vitesh pa president nga nje cep në cepin tjetër nuk është asnjë gjë tjetër përvecse treguesi i saktë që edhe data e skadencës për këtë "presidencë" ka skaduar me kohë!

Nuk mundet klubi më i titulluar në Shqipëri edhe identiteti i kryeqytetit të luajë sa nga një cep në cepin tjetër vetëm se F$HF ruan me idiotizëm "barin" e stadiumit kur bëhet fjalë për futboll e për tallavatë e koncertet e turpit nuk ka kurrë kufizim a thua se kemi te bejmë me një sallë eventesh që merret me qera e jo me një stadium futbolli të ngritur për futbollin", thuhet mes të tjerash.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:32
Nga Vlora në Korçë për një stadium, reagojnë 'Fanaticsat' e Tiranës: Jemi prej vitesh pa president, FSHF Mafia

KF Tirana vuan për një stadium në kryeqytet pasi "Selman Stërmasi" është në kushte jo të përshtatshme dhe "Air Albania" u "kyç" nga FSHF për të qenë gati për Kombëtaren.

Kështu, klubi më i titulluar në Shqipëri, KF Tirana duket të jetë pritëse ndaj Laçit në stadiumin e Korçës, teksa një javë më parë priste Dinamon në Vlorë, për mungesë stadiumi.

Për këtë situatë kanë reaguar edhe ultrasit e klubit. "Fanatics" kanë akuzuar presidencën me në krye Refik Halilin, teksa sulmojnë edhe FSHF-në, me foton shoqëruese "FSHF MAFIA".

Reagimi i plotë:

Turpi i rradhes vazhdon!

Degdisja e nje klubi tashme prej vitesh pa president nga nje cep ne cepin tjeter  nuk eshte asnje gje tjeter pervecse treguesi i sakte qe edhe data e skadences per kete "presidenc" ka skaduar me kohe!

Nuk mundet klubi me i titulluar ne Shqiperi edhe identiteti i Kryeqytetit te luaje sa nga nje cep ne cepin tjeter vetem se F$HF ruan me idiotizem "barin" e stadiumit kur behet fjale per futboll e  per tallavat e koncertet e turpit nuk ka kurre kufizim a thua se kemi te bejme me nje salle eventesh qe merret me qera e jo me nje stadium futbolli te ngritur per futbollin!

Gjendja me stadiumin "Selman Stermasi" eshte akoma me e turpshme ku ambienti eshte kthyer teresisht ne nje salle dasmash e ku ping-pongu i pergjegjesise qe luhet midis pergjegjesve tregon dhe njehere amatorizmin e thelle ku eshte zhytur klubi jone tashme prej vitesh e urrejtjen e F$HF qe luan pjesen e vet te pafytyresise kudo ku ka mundesi!

Durimi ka nje kufi e kjo gjendje turpi NUK mund te vazhdoje pergjithmone! Ne do te jemi aty, kudo per Tironen, si kur luajme ne Kryeqytet ashtu dhe kur luajme ne Gjeorgjin e larget, me shume se per te pare estraden tuaj amatore e te shitur per t'ju treguar si gjithmone se kurre nuk mund te luani me te! Vetem per emrin e modh te TIRONES! Tirona Fanatics!

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?