KF Tirana sqaron situatën brenda
ekipit, Muzaka e Vucaj drejt largimit

KF Tirana sqaron situatën brenda<br />ekipit, Muzaka e Vucaj drejt largimit
Në prag të nisjes së gjysmës së mbetur të kampionatit shqiptar të futbollit, ekipet janë duke zhvilluar fazat përgatitore dimërore ku pjesa më e madhe e tyre kanë zgjedhur Antalyan e Turqisë.

Në kampin e Tiranës ka pasur disa zhvillime të reja sa i përket çështjes së merkatos ku disa lojtarë titullarë nuk kanë udhëtuar me ekipin për shkak të pakënaqësive ndaj klubit.

Kështu Vucaj e Nika kanë kërkuar largimin për shkak të hapësirave të pakta që kanë gjetur ndërsa Muzaka ka probleme me çështjet financiare ndaj ka zgjedhur të mos jetë pjesë e ekipit në Antalya.

Vetë klubi i Tiranës nëpërmjet një komunikate në faqen e saj të Facebook ka dashur të sqarojë situatën e krijuar në klub si dhe mospjesëmarrjen e disa lojatarëve në fazën përgatitore.

"KF Tirana deshiron te sqaroje ceshtjen e futbollisteve qe nuk kane udhetuar me skuadren drejt Antalyas.

Erjon Vucaj, Ansi Nika dhe Enriko Papa kane kerkuar largimin nga skuadra per shkak se nuk kane gjetur hapesira ne formacion dhe kane kerkuar zgjidhjen e kontrateve.
Klubi nuk i ka penguar por ka lejuar largimin e tyre duke qene se nuk ishin ne planet teknike per pjesen e dyte te sezonit.
Argjend Mustafa nuk eshte grumbulluar me skuadren ne Turqi dhe nuk eshte ne plan gjithashtu per pjesen e dyte te sezonit per shkak te pamundesise se tij fizike.
Stafi mjekesor ka ndjekur ecurine e demtimit te tij dhe ka kryer kontrollet e nevojshme qe vertetojne se lojtari nuk mund te jete i gatshem. Kontrata e lidhur me te percakton fundin e marreveshjes nese rekuperimi nuk do te arrihej ne kohe.
Gjergji Muzaka eshte lene jashte skuadres per shkak te gjyqit te hapur prej tij ne Federaten Shqiptare te Futbollit.
Situata e plote per kete futbollist do te behet publike pasi te perfundoj gjyqi ne Dhomen e Zgjidhjes se Konflikteve."


Redakisa Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar