KOSOVË- Barrikadat në veri të Kosovës janë hequr. KFOR, misioni paqeruajtës i NATO-s, ka larguar ditën e sotme dy kamionët e fundit në veri, duke bërë të mundur kështu lirimin e rrugës alternative që lidh fshatin Zhazhë me Zveçanin, përkatësisht Mitrovicën.
Largimi i tyre vjen pas 20 ditësh, nga momenti kur veriu i Kosovës u bllokua nga serbët. Qeveria e Kosovës i paraqiti kërkesë NATO-s për shtimin e trupave paqeruajtëse, por një zyrtar i NATO-s ka thënë sot për Radio Evropa e Lirë se aktualisht KFOR ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për ofruar siguri dhe lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ai ka thënë se çdo ndryshim, për shtimin ose jo të trupave, merret bazuar në kushte të caktuara dhe se si paraqitet situata në Kosovë.
“Trupat e KFOR-it po monitorojnë nga afër situatën në terren dhe janë plotësisht të përgatitura për të ndërhyrë nëse stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes janë në rrezik”, tha zyrtari i NATO-s për REL-in.
Të enjten e 29 dhjetorit në veri të vendit serbët larguan barrikadat e vendosura në veri të Kosovës, por aty mbetën disa kamionë të djegur. Për 20 ditë me radhë, u vendosën barrikadat në rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi si shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës.
Por pas zbutjes së masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’, u hoqën barrikadat.
Disa kamionë, me të cilët ishte bllokuar rruga në vendin e njohur si Shkëmbi i Dudës në Mitrovicë të Veriut, janë djegur më 29 dhjetor.
lajm ne perdiresim...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach.
Presidenca e Kosovës ka zbuluar se temë e bisedave kanë qenë zhvillimet aktuale dhe dialogu me Serbinë.
“Presidentja Osmani vuri në pah se Kosova vazhdon të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë dhe në këtë kontekst ka kërkuar përfshirje më të madhe të Britanisë së Madhe si një anëtare kyçe e NATO-s dhe një partnere historike e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se duke folur për zhvillimet e fundit në vend, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova në vazhdimësi është palë konstruktive në raport me dialogun me Serbinë, porse pala serbe nëpërmjet përpjekjeve për destabilizim të Kosovës përpiqet ta zhvendosë fokusin nga dialogu.
NATO nuk ka pranuar kërkesën e qeverisë së Kosovës për të shtuar trupat e misionin e saj, KFOR. Një zyrtar i NATO-s ka folur për Radio Evropa e Lirë dhe ka theksuar se KFOR ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për ofruar siguri dhe lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai ka thënë se çdo ndryshim, për shtimin ose jo të trupave, merret bazuar në kushte të caktuara dhe se si paraqitet situata në Kosovë.
“KFOR-i mbetet plotësisht i aftë për të përmbushur misionin në përputhje me mandatin e tij të Kombeve të Bashkuara”, tha zyrtari i NATO-s.
“Trupat e KFOR-it po monitorojnë nga afër situatën në terren dhe janë plotësisht të përgatitura për të ndërhyrë nëse stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes janë në rrezik”, tha zyrtari i NATO-s për REL-in.
Të gjitha barrikadat në veri të Kosovës janë hequr. Ditën e sotme, KFOR ka larguar edhe dy kamionët e fundit të barrikadave në veri. Largimi u bë rreth orës 12:00 dhe kështu do të hapet rruga alternative që lidh fshatin Zhazhë me Zveçanin, përkatësisht Mitrovicën.