PRISHTINË - KFOR po çmonton postbllokun përgjatë rrugës Mitrovicë-Leposaviç, në veri të lumit Ibër, për shkak se është konsideruar i panevojshëm.
Kjo u bë e ditur në një njoftim të KFOR-it, ku thuhet se e njohur tek trupat e KFOR-it si Pika Vëzhguese (PV) "Cooke" e formuar me qëllim që të sigurojë liri të lëvizjes në rajon, postblloku i KFOR-it përgjatë rrugës tani është duke u çmontuar, pasi konsiderohet i panevojshëm. Pika vëzhguese "Cooke" qëndron përgjatë lumit Ibër, aty ku gjendet edhe uzina e shkrirjes se Trepçës.
"Situata e sigurisë në Pikën Vëzhguese "Cooke" dhe rreth saj është përmirësuar dukshëm dhe liria e lëvizjes sigurohet nga Policia Kufitare e Kosovës", tha Koloneli i Ushtrisë Amerikane Clint Baker, komandant i Grupit Shumëkombësh Luftarak - Lindje (GSHL-L), trupat e të cilit kanë pasur përgjegjësi ta ruajnë atë pikë gjatë tre muajve të fundit.
"Vetë fakti se jemi në gjendje ta heqim këtë pikë vëzhguese tregon se gjërat po përmirësohen dhe dëshmon aftësitë dhe besueshmërinë e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit. Megjithëse shumë e vogël për nga masa, do të duhen disa ditë për ta çmontuar PV "Cooke. Përveç çmontimit fizik të PV 'Cooke', ne gjithashtu do të kryejmë një vlerësim të mjedisit në vendin ku ishte e vendosur PV-ja", tha Kapiteni i Ushtrisë Amerikane, Mike Smolucha, officer përgjegjës i xhenios në GSHL-L.
"Pasi të gjitha strukturat, gjeneratorët, telat dhe barrierat e betonit të largohen, ne do të kthehemi dhe ta testojmë dheun për të pare nëse, apo në çfarë shkalle, është kontaminuar dheu", ka thënë ai.
Në rast se rezulton që dheu është kontaminuar, Smolucha ka thënë se ato zona do të gërmohet, dheu i kontaminuar do të largohet dhe zëvendësohet me dhe të pastër.Çmontimi i PV "Cooke" ka filluar më 17 janar./ATSH/
/Shqiptarja.com