/ATSH/.- Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo u takua me Ambasadorin Dimitris A. Moschopoulos, këshilltar i institucioneve të Kosovës për Trashëgiminë Fetare dhe Kulturore. Takimi u zhvillua në kampin "Film City" Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it të NATO-s në Prishtinë.
Ambasadori Moschopoulos shprehu vlerësimin e tij për angazhimin e KFOR-it në garantimin e mbrojtjes së vendeve me vlerë të lartë historike dhe kulturore në Kosovë. Gjenerali Figliuolo theksoi se KFOR-i do të vazhdojë t'i mbështesë institucionet vendore duke ruajtur sigurinë e objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore.
Njoftimi i dërguar sot nga KFOR thekson se këto vende konsiderohen të jenë të vlefshme për gjithë popullin e Kosovës dhe të gjithë pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike dhe besimet fetare, duhet të respektojnë dhe të ndihmojnë në ruajtjen e tyre. Gjithashtu u theksua rëndësia e tyre duke marrë parasysh ndikimin pozitiv në turizmin dhe ekonominë e rajonit.
Moschopoulos, i cili aktualisht është duke shërbyer si këshilltar për institucionet e Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe Fetare në kuadër të Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, më parë ka shërbyer në shërbimin diplomatik grek si Shef i Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë nga viti 2008 deri më 2014.
/Shqiptarja.com