KFOR-i stërvitet me armë të vërteta – monitoron edhe vijën kufitare

KFOR-i stërvitet me armë të vërteta – monitoron edhe vijën kufitare

KFOR ne stervitje

Një stërvitje me armë të vërteta është ndërmarrë nga forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Në postimet në rrjetet sociale informohet për 3 aktivitete njëri nga ka të bëjë me një stërvitje me armë të vërteta, tjetri me monitorim të vijës kufitare të Kosovës dhe i treti me një aktivitet bamirës në Komunën e Novobërdës.

“Anëtarët e Komisionit të Përbashkët Zbatues të Komandës Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen një patrullë ajrore për të monitoruar situatën përgjatë vijës kufitare administrative. Këto aktivitete ndihmojnë në promovimin e sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet lokale dhe për të konsoliduar stabilitetin rajonal”, ka shkruar KFOR-i në njoftim.

 “Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO zhvillon një stërvitje me gjuajtje të vërteta në Prishtinë. Kjo pjesë e trajnimit të rregullt u krye nga personeli i KFOR-it për të testuar procedurat dhe për të ruajtur standardet më të larta të efektivitetit operacional” shkruhet në vijim

E në Novobërdë, KFOR-i në njoftim tha: “Personeli i Ekipit të Monitorimit Ndërlidhës i caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO i dhuroi pajisje mjekësore Klinikës së Paralovës, në komunën e Novobërdës. Donacioni është bërë me mbështetje financiare nga Danimarka”.

Përmes një komunikate për media, KFOR njoftoi dhe se do të marrë pjesë në një stërvitje të përbashkët me EUFOR-in në Bosnjë.

Nga data 25 gusht deri më 13 shtator 2024, njësitë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO do të marrin pjesë në stërvitjen e Forcave të Bashkimit Evropian (EUFOR) në Bosnjë dhe Hercegovinë, “Përgjigje e Shpejtë 2024”.

Në njoftim thuhet se “ky është një tjetër demonstrim i prekshëm i bashkëpunimit të NATO-s dhe BE-së në mbështetje të stabilitetit rajonal”.

Prandaj  qytetarët mund të shohin lëvizje të shtuara të automjeteve të KFOR-it nëpër rrugë.

“Personeli dhe asetet e KFOR-it do t’i bashkohen zonës së stërvitjes me transport tokësor. Kështu, banorët vendas mund të presin të shohin një rritje të trafikut rrugor, duke përfshirë përgjatë rrugëve kryesore dhe në pikat e kalimit”, ka njoftuar KFOR-i.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë