Foto: Mojtaba Khamenei
Lideri Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei tha sot se Teherani ka demonstruar aftësinë e tij të jashtëzakonshme ushtarake në luftën me SHBA.
"Pas më shumë se 47 vitesh përpjekjesh dhe besimi në Hirin Hyjnor, Republika Islamike e Iranit i ka demonstruar botës disa nga aftësitë e saj të jashtëzakonshme në betejën ushtarake kundër armiqve . Ajo gjithashtu duhet t'i shkatërrojë shpresat e tyre dhe t'i mposhtë ato në fazat e xhihadit ekonomik dhe kulturor", shkroi ai në Telegram.
Që nga bombardimi i 28 shkurtit në të cilin u plagos rëndë, Khamenei nuk është shfaqur kurrë në publik.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Teherani paraqet një propozim të ri, Trump: S'e di nëse do arrijmë marrëveshje! Po shqyrtoj tërheqjen e trupave amerikane nga Italia, Spanja e Gjermania, s'na ndihmuan










