Udhëheqësi suprem i Iranit i frikësohet humbjes së pushtetit dhe po bën gati terrenin në rast se ai rrëzohet. Ali Khamenei, u ka dhënë udhëzime ndihmësve të tij më të afërt për mënyrën e veprimit në rast se ai do të vritej në një sulm të mundshëm nga Shtetet e Bashkuara ose Izraeli. Sipas mediave nderkombëtare, janë hartuar plane emergjente që përfshijnë mekanizma të shumëfishtë trashëgimie dhe zinxhirë komandues alternativë për të garantuar vijimësinë e pushtetit në Republikën Islamike.
Në kulmin e protestave mbarëkombëtare muajin e kaluar dhe mes kërcënimeve në rritje për ndërhyrje ushtarake amerikane, Khamenei ka forcuar pozitat e besnikëve të tij. Sipas raportit, ai ka ngritur në një rol qendror qeveritar Ali Larijani, ish-komandant i Gardës Revolucionare dhe figurë e njohur politike, duke e vendosur atë de facto në krye të menaxhimit të punëve shtetërore.
Në anën tjetër të Atlantikut, debatet mbi qasjen ndaj Iranit vijojnë. Disa këshilltarë pranë presidentit Donald Trump e kanë këshilluar atë të shmangë një sulm ndaj Iranit, por sipas mediave nderkombetare brenda rrethit të tij të ngushtë ka qëndrime të ndryshme.
Irani ka shpallur “forcat detare dhe ajrore” të shteteve anëtare të Bashkimit Europian si organizata terroriste. Ky vendim vjen si reagim ndaj vendimit të Këshillit Europian për të përfshirë Gardën Revolucionare në listën e organizatave terroriste.
Ndërkohë, tensionet e brendshme në Iran mbeten të larta. Studentë në disa universitete kanë organizuar tubime për të përkujtuar viktimat e protestave të fundit, duke sfiduar autoritetet pavarësisht masave të sigurisë.
Komente













Mundesine nuk e perdoren me kohe po te kishin vepruar ndryshe nda grave dhe popullit sot nuk dote kishte kercenim,populli dote ishte i bashkuar por ky kercenim nuk eshte per ta ndihmuar popullin Iranian por per Naften dhe Raketat balistike kete ja kerkon Izraeli qe ne te ardhmen mundet ta sulmoj Iranin kur te doje kurse bota e dobet hesht.
Përgjigju