Bayern Munich është kthyer në destinacionin e preferuar për Sami Khediran, i cili pas refuzimit që i ka bërë rinovimit, tashmë të ardhmen e shikon larg Realit të Madridit.
Bavarezët momentalisht kanë të tjera objektiva në merkato, por një mesfushor i kalibrit të Khediras mund të jetë i mirëpritur në planet e Pep Guardiolës. Nga ana tjetër, edhe Los Blancos shitjen e gjermanit, bashkë me të argjentinasit Di Maria, nuk do ta refuzonin sepse në këtë mënyrë do të siguroheshin paratë e nevojshme për të investuar në blerjen e bomberit Radamel Falcao nga Monaco.