Motrat Kardashian gjithmonë tërheqin vëmendjen me jetën e tyre private.

Së fundmi ka qenë Khloe ajo që është përfolur për marrëdhënien problematike me partnerin Lamar Odom, ndërkohë që është paksa e ndërlikuar për të kuptuar se çka ndodhur me të vërtetë mes tyre.

Ditën e djeshme në mëngjes Khloe ka hequr mbiemrin e partnerit nga adresa e saj personale në Instagram, duke lënë emrin siç e ka pasur më parë.

khloe kardashian

Por një natë më parë Khloe është parë me unazën e martesës në gisht teksa ka shkuar për të darkuar.

Ajo që ka rënë në sy ka qenë pamja e menduar e bukuroshes Kardashian teksa po zbriste nga makina.

khloe kardashian

Pas përfundimit të darkës Khloe është parë përsëri e vetme dhe dukej mjaft e dëshpëruar.

Natyrisht që problemi me partnerin e saj ka ndikim mjaft të madh.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)