Ish-manjati i naftës, Mikhail Khodorkovsky ka aplikuar për vizën zviceriane, më pak se një javë pas lirimit nga burgu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme zviceriane, Stefan von Below konfirmoi se Khodorkovsky paraqiti një kërkesë për vizë Shengen, 3 mujore, në Ambasadën zviceriane, në Berlin.

Ndërkohë, zëdhënësi i ish-manjatit të naftës, Christian Hanne tha se aplikimi për një vizë zviceriane, nuk do të thotë medoemos se Khodorkovsky ka ndërmend të jetojë në Zvicër.

Zëdhënësi shtoi se fëmijët binjakë të ish-manjatit të naftës vazhdonin shkollën pikërisht në këtë shtet dhe se babai i tyre donte thjesht të shihte vendin se ku ata mësonin.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)