Pak ditë më parë, Kiara kërkoi një dëshirë nga Vëllai i Madh, duke qenë se ishte një nga fitueset e lojës me imitime. Ajo kërkoi një suitë të veçantë që të flinte me Luizin. Por dje u vu re njw braktisje nga ana e Kiarws e cila shkoi të shtrihej në dhomën e saj, atje ku ndodhen edhe banorët e tjerë.

Ajo u shtri në krevat dhe i tha Oltës se nuk po e duronte dot gërhimën e Luizit, ndaj erdhi aty të flinte. Olta nga ana tjetër, i tha Kiarës që t’i vendoste Luizit aparatin që ai përdor për frymëmarrjen, duke qenë se atë e bezdis shumë gërima e tij.

Teksa po bisedonin në orët e para të mëngjesit, dy vajzat u shprehën se ato nuk po i zinte gjumi, për shkak të largimit të Maestros.