Në një bisedë më banoren më të re, Keisin, Kiara i flet më shumë për lidhjen e saj me Luizin dhe si i duket asaj. Ajo shprehet se me karakterin që ka nuk do i kalonte lehtë të gjitha ato që ndodhën, por Luizi i’a dha ndjesinë për t’i dhënë një mundësi të dytë. Fakti që ai qëndroi afër saj, këmnguli gjatë gjithë kohës, e bëri atë të ndryshonte mendim dhe ta respektonte për faktin se i ka qëndruar afër. Sipas Kiarës, Luizi është njeri që i mbështet ata që do.
Kiara thotë se në fillim nuk e besonte aspak dhe se Luizi kishte zero shanse me të pasi qëllimi i saj nuk ishte të krijonte nje lidhje.
Në lidhje me lojën e tij, fakti që shumica e banorëve tentojnë të krijojnë konflikte të kota me Luizin e bëjnë Kiarën të mendojë se janë falso.