Moderatorja Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë nisur pushimet me vajzën e tyre Luna Mari.
Me anë të disa fotove të publikuara në Instagram përveçëse duket se po shijon pushimet në det, bie në sy gjithashtu edhe fiziku i saj pas lindjes.
Kiara nuk ka dashur të humbasë kohë, por menjëherë pas shtatzënisë ka nisur përpjekjet për ta rikthyer në top formë fizikun e saj. Këtë gjë ajo e ka treguar herë pas here në disa video të publikuara, ku shfaqet duke u trajnuar për të hequr kilet e tepërta shtatzënisë.