Brazili është rikthyer te fitoret dhe këtë e ka bërë në ndeshjen e dytë miqësore kundër Australisë. Nëse pak ditë më parë ‘seleçao’ shmangu humbjen në shtesë duke barazuar 1-1, sot në Brisbane të besuarit e Ancelotti-t ia dolën me përmbysje 2-4.
Vanderson zhbllokoi shumë shpejt rezultatin, ndërsa Australia përmbysi në harkun e pak minutave me golat e Circati-t dhe Metcalfe. Në fundin e pjesës së parë Rapinha barazoi shifrat, duke i hapur rrugën fitores së Brazilit në pjesën e dytë. Bruno Guimaraes shënoi golin e tretë para se Vinicius Junior të vuloste me penallti.
I vetmi detaj negativ për Brazilin në këtë miqësore ishte dëmtimi i kapitenit Rapinha, i cili la fushën për Endrick me të nisur pjesa e dytë. Braziliani shfaqi problema muskulore dhe nuk dihet se sa do të mungojë. Ndeshja e radhës për Brazilin do të jetë me 3 tetor kundër Indisë.










Komente
Komento