Moderatorja Kiara Tito që jetoi për shumë vite në Itali, ka rrëfyer arsyet e kthimit në Shqipëri. Shkak u bë gjendja e vështirë ekonomike që kishin prindërit e saj, ndaj vendosin që ta kthenin për të qëndruar pranë gjyshes.
“Arsyeja pse unë vendosa të kthehesha në Shqipëri ishte sepse Italia në atë periudhë pati një krizë ekonomike dhe prindërit e mi nuk patën mundësinë që të më ofronin shkollën dhe e menduan si opsion më të mirë që të rikthehesha”, tha Tito, e cila prej të shtunës u bë pjesë e BB VIP.
Në vijim të rrëfimit, moderatorja bëri me dije se dëshira e tij ishte që të bëhej modele por gjatësia nuk e favorizonte.
“Mora pjesë në një konkurs bukurie dhe aty fitova çmimin Miss Inteligjenca dhe brenda ishte një bursë shkolle. Erdhi si një dhuratë për mua dhe për prindërit e mi", tha Kiara Tito.
Komente


