TIRANË- Ministria e Punëve të Brëndshme konfirmon faktin se dëshmitari Arben Kicja, i cili dëshmoi për çështjen e njohur si “Banda e Lushnjës” humbi statusin, pasi shkeli marrëveshjen me shtetin shqiptar duke thyer në mënyrë të vetëdijshme për më shumë se 1 herë rregullat e përcaktuara.
Burime nga Ministria e Brëndshme thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se Kicja së bashku me familjen e tij ishte strehuar jashtë vendit dhe nuk i lejohej që ai të kthehej në Shqipëri. Po të njëjta burime thanë se ata, për më shumë se një herë kanë ardhur në Shqipëri për pushime, dhe për këtë fakt i është hequr edhe urdhëri mbrojtës.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Partia Demokratike ku është shprehur se “Qeveria po braktis dëshmitarët e “Bandës së Lushnjës”. Ndërsa pas kësaj akuze, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i MB e cila bëri thirrje që të mos përdoren çështje të tilla për luftë politike, apo të spekulohet me zbatimin korrekt të ligjit.
Më tej Ministria thotë se heqja e statusit të një dëshmitari të mbrojtur nga drejtësia nuk bëhet as nga Qeveria dhe as nga Ministria, por nga Komisioni shtetëror përkatës, ku janë anëtarë përfaqësues të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Policisë së Shtetit dhe MPB-së. Përsa i përket dëshmitarit të vrasjes së komisar Dritan Lamaj, ministria sqaron se ai është nën mbrojtje të posaçme dhe gëzon statusin që përcakton ligji.
Ja reagimi i plotë i Ministrisë
Ministria e Punëve të Brendshme deklaron se në asnjë rast nuk është shkelur asnjë marrëveshje me dëshmitarët e mbrojtur të drejtësisë, por ata të gjithë janë trajtuar sipas dispozitave ligjore në fuqi.
MPB sqaron se dëshmitari Arben Kicja, i cili dëshmoi për çështjen e njohur si “Banda e Lushnjës” humbi statusin, pasi shkeli marrëveshjen me shtetin shqiptar duke thyer, në mënyrë të vetëdijshme për më shumë se 1 herë, rregullat e përcaktuara.Në zbatim të Ligjit, ky dëshmitar i mbrojtur nuk mund të gëzojë më statusin e të mbrojturit.
Theksojmë se heqja e statusit të një dëshmitari të mbrojtur nga drejtësia nuk bëhet as nga Qeveria dhe as nga Ministria e Punëve të Brendshme, por nga Komisioni shtetëror përkatës, ku janë anëtarë përfaqësues të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Policisë së Shtetit dhe MPB-së.Përsa i përket dëshmitarit të vrasjes së komisar Dritan Lamaj, sqarojmë se ai është nën mbrojtje të posaçme dhe gëzon statusin që përcakton ligji.
Ministria e Punëve të Brendshme bën thirrje që të mos përdoren çështje të tilla për luftë politike, apo të spekulohet me zbatimin korrekt të ligjit.
Redaskia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com