Me karrierat e tyre mjaft të suksesshme dhe angazhimet në vende të ndryshme të botës është thuajse e pamundur që ata të jenë gjithmonë bashkë.

Bëhet fjalë për aktoren Nicole Kidman dhe partnerin e saj Keith Urban.

Nicole ka treguar se si partneri i saj e mban dashurinë gjallë edhe kur është larg.

Nicole ka shprehur se Keith i lë asaj nga një letër dashurie sa herë është larg saj.

nicole kidman

Këto gjëra Nicole i ka treguar gjatë intervistës për revistën “In Style”.

Ata kanë shtatë vite martesë dhe duket se kanë gjetur sekretin e lumturisë. 

“Ne i themi gjithmonë njëri-tjetrit:- nëse do të duhem ndonjëherë do jem gjithmonë aty për ty”, ka theksuar aktorja bukuroshe.

Më tej ajo ka shpjeguar se si i shfrytëzojnë ata mundësitë për të qenë bashkë duke marë edhe vajzat me vete gjatë xhirimeve të filmave.

Vajza e madhe 5 vjeçarë është e dhënë pas Nicole, ndërsa më e vogla, tre vjeçe adhuron babain e saj.

Nicole është një nga aktoret më të famshme dhe me një karrierë të suksesshme.

Kjo falë përkushtmit dhe guximit të saj për të marë përsipër role mjaft të vështira.

nicole kidman

(b.t/shqiptarja.com)