Delegacioni, që do të ketë detyrën e vlerësimit të legjislacionit elektoral dhe zhvillimin e fushatës zgjedhore, do të drejtohet nga ish-parlamentari italian, Luca Volonte' (Udc), (foto). Delegacioni do të takohet në Tiranë me kryeministrin, Sali Berisha, presidentin Bujar Nishani dhe anëtarët e delegacionit parlamentar pranë Këshillit të Europës.
Janë parashikuar takime dhe me kryetaren e KQZ-së, me përfaqësues të forcave të ndryshme politike, që do të marrin pjesë në zgjedhje, si dhe me përfaqësues të trupit diplomatik dhe të shtypit, përveç përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Kjo vizitë e paramonitorimit do të pasohet nga një mision edhe gjatë zgjedhjeve, i drejtuar nga një delegacion me 27 anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. (ANSAmed)
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)