KiE në Tiranë, Noka takon Volonte:
Vëzhgoni e bëni vlerësim real
Delegacioni i Ansamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës i cili ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme do të vazhdojë sot takimet me kryeministrin, Berisha, presidentin Nishani. (Foto: Takimi i Flamur Nokës me delegacionin e KiE)
TIRANE - Delegacioni i Ansamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës i cili ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme do të vazhdojë sot takimet me kryeministrin, Berisha, presidentin Nishani.
Përfaqësuesit e Misionit Para-Zgjedhor të KiE, kryesuar nga ish-parlamentari italian, Luca Volonte dje zhvilluan takim me kryetaren e
KQZ, dhe ministrin e Brendshëm Flamur Noka. Ky i fundit "ftoi vëzhguesit që të monitorojnë nga afër procesin zgjedhor dhe të reflektojnë opinionin e tyre në mënyrë sa më reale"- informon zyra e shtypit e Ministrisë së Brendshme.
Sipas njoftimit për shtyp të dhënë nga kjo ministri, delegacioni i KiE është interesuar për hartimin e listave, të zgjedhësve sipas Kodit Zgjedhor dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, si dhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Ministri Noka garantoi se këto janë listat më të mira të hartuara ndonjëherë, që janë përpiluar gjatë një procesi tërësisht transparent dhe ligjor, që do të ndikojnë absolutisht në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ministri i Brendshëm garantoi Përfaqësuesit e Misionit Para-Zgjedhor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që Qeveria Shqiptare ka të gjithë vullnetin politik dhe angazhimin maksimal për të zhvilluar një proces zgjedhor tërësisht transparent, të lire dhe konform standardeve ndërkombëtare.”- bën të ditur zyra e shtypit.
Ky delegacion pritet të ketë takime dhe me përfaqësues të forcave të ndryshme politike, që marrin pjesë në zgjedhje, dhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe të shtypit e përfaqësues të shoqërisë civile.
Në orën 18:00, vëzhguesit do të mbajnë një konferencë për shtyp për mënyrën se si po zhvillohet fushata elektorale në Shqipëri.
(Foto: Takimi i Flamur Nokës me delegacionin e KiE)Redaksia online (sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3690
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44