STRASBURG - Papa Françesku paralajmëroi Evropën përballë tensioneve që nuk reshtin, në një kontinent që bie lehtësisht në tundimet e dikurshme, gjatë një fjlaimi të mbajtur sot në Këshillin e Evropës.
"Fatkeqsisht, paqja vazhdon të plagoset shumë shpesh në botë dhe gjithashtu edhe në Evropë, ku tensionet nuk reshtin", shprehu me keqardhje Papa në një aludim ndaj konfliktit ukrainas, të cilin ai nuk e citoi.
Ai i kërkoi këtij institucioni të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe roli i të cilit është promovimi i paqes, demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut, të vazhdojë aksionin e tij në krëkimin e një zgjidhje politike ndaj krizave në vijim.
"Sa dhimbje dhe sa të vdekur akoma në këtë kontinent, që aspiorn për paqen, por që bie lehtësisht në tundimet e së shkuarës", shtoi ai.
Papa, që u duartrokit gjatë arritjes së tij në hemicikël, përmendi gjithashtu forma të tjera të konfliktit, si "terroizmin fetar dhe ndërkombëtar që ushqejnë një përçmim të thellë ndaj jetës njerëzore dhe shkaktojnë pa dallim viktima të pafajshme".
"Ky terrorizëm ushqehet shpesh nga një trafik i armëve krejt i qetë", theksoi ai para përfaqësiuesve të organeve të ndryshme të Këshillit Evropian, një organizatë më vete nga BE-ja dhe që përfshin 47 vende anëtare, ku edhe Turqinë dhe Rusinë.
Pasi kritikoi një Evropë me pamjen e plakur para eurodeputetëve, Françesku goditi edhe më fuqishëm para Këshillit të Evropës duke i kërkuar "të rigjejë atë shpirt rinor që e bëri të madhe dhe të frytshme".
"Ku është zelli yt? Ku është ai tension drejt një ideali që ngjalli historinë tënde dhe e bëri të madhe?", pyeti ai duke kritikuar një Evropë të lodhur dhe pesimiste, që ndihet e rrethuar nga risitë që vijnë nga kontinentet e tjera./ATSh/
/Shqiptarja.com