STRASBURG - Një delegacion i Ansamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ka mbërritur sot në Tiranë, për të zhvilluar një vizitë dyditore, e cila i përket një misioni monitorimi për zgjedhjet që do të mbahen në 23 qershor.
Siç bëri të ditur agjencia italiane e lajmeve Ansa, e cila i referohej burimeve nga Brukseli, delegacioni - i cili do të ketë si detyrë vlerësimin e legjislacionit elektoral dhe zhvillimin e fushatës zgjedhore - drejtohet nga ish-parlamentari italian, Luca Volonte. Delegacioni do të takohet në Tiranë me kryeministrin, Sali Berisha, presidentin Bujar Nishani dhe anëtarët e delegacionit parlamentar pranë Këshillit të Europës.
Janë parashikuar takime dhe me kryetaren e KQZ-së, me përfaqësues të forcave të ndryshme politike, që do të marrin pjesë në zgjedhje, si dhe me përfaqësues të trupit diplomatik dhe të shtypit, përveç përfaqësuesve të shoqërisë civile. Kjo vizitë e paramonitorimit do të pasohet nga një mision edhe gjatë zgjedhjeve; një delegacion me 27 anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com