TIRANE- Ndonëse Gjykata e Strasburgut ka vendosur kritere të reja për kompensimin e ish-pronarëve, Këshilli i Evropës ka përshëndetur planin e veprimit të qeverisë për këtë çështje. Vendimi nga KiE është marrë në datën 6 qershor dhe është përcaktuar mënyra se si do të bëhet kompensimi i pronave në Shqipëri në bazë të planit të veprimit.