KIEV, 24 nëntor /ATSH-AFP/ - Presidentja lituaneze, Dalia Grybauskaite premtoi sot gjatë një vizite në Kiev një ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe mbështeti vullnetin e saj për anëtarësimin në NATO duke përmendur gjithashtu nevojën për të ndërmarrë reforma të thella antikorrupsion.
Grybauskaite premtoi se do të ndihmojë Kievin me aq sa mundet, veçanërisht nëpërmjet livrimit të llojeve specifike të armëve dhe trajnimit të oficerëve të forcave të armatosura ukrainase. Ushtarët e plagosur do të marrin kujdesin e nevojshëm në spitalet lituaneze.
Presidentja lituaneze përmendi gjithashtu nevojën që koalicioni i ri në pushtet të ndërmarrë reforma ekonomike për të nxjerrë Ukranën nga recesioni i thellë dhe për të luftuar kundër një korrupsioni të vazhdueshëm. .
"Askush nuk do të mund t'iu ndihmonte, as në planin humanitar, as në planin financiar, nëse ne nuk do të kemi besim se kjo ndihmë do të shpërndahet në mënyrë korrekte nga qeveria", theksoi Dalia Grybauskaite.
"Lufta e vërtetë nuk bëhet në fushën ushtarake, por në luftën kundër korrupsionit", shtoi ajo.
Ukraina është përballur që prej shtatë muajsh në një konflikt në Lindje me rebelët prorusë të mbështetur ushtarakisht, sipas Kievit dhe Perëndimorëve, nga Moska, që ka përgënjeshtruar gjithmonë çdo përfshirje./
/ec/