KIEV, 6 janar /ATSH-AFP/ - Organizata joqeveritare "Human Rights Watch" (HRW) i kërkoi sot kancelares gjermane, Angela Merkel të ushtrojë presion ndaj Kievit që trupat ukrainase të respektojnë popullsinë civile në konfliktin përballë separatistëve prorusë në lindje të vendit.
"Merkel duhet të ushtrojë presion në këtë kuadër ndaj kryeministrit ukrainas, Arseni Jatseniuk gjatë vizitës të këtij të fundit parashikuar të enjten në Berlin", theksoi HRW-ja në një komunikatë.
"Kancelarja gjermane duhet të këmbëngulë që ministri ukrainas i Mbrojtjes të japë urdhëra të qarta dhe specifike për ushtarët kundër përdorimit të armëve eksploziv në zonat e banuara nga civilët", theksoi HRW-ja.
"Berlini duhet gjithashtu të ushtrojë presion që Kievi të hetojë akuzat për krimet e kryera nga trupat e tij pa dallim mes objektivave ushtarak dhe civilëve", shtoi OJQ-ja.
Në një raport të publikuar në muajin tetor, HRW-ja kishte akuzuar ushtrinë ukrainase për përdorim të përsëritur të armëve dhe raketave "Grad"./
/ec/ a.jor.












