Kiev, infermierja goditet me
plumb, Twitter-i i fundit: Po vdes

21 vjeçarja Olesya Zhukovskaya, u plagos me një plumb në qafë gjatë protestave në Kiev dhe postoi një mesazh dramatik në rrjetin social “Twitter”.

“Po vdes” , shkroi ajo dhe më pas u gjet me bluzën e bardhë të infermieres të gjakosur, me një kaskë në kokë dhe një maskë kundër gazit lotsjellës, me njërën dorë në qafë dhe në tjetrën mbante në dorë telefonin e saj.

Ky ishte imazhi dramataik i infermieres ukrainase, e cila ishte vullnetare prej ditësh në sheshin e Kievit ku zhvillohen dhe protestat ani-qeveritare.

E reja u dërgua në spital në një gjendje të dëshpëruar, ndërkohë që fotoja dhe statusi i saj i postuar më parë u përhap menjëherë në rrjetin social.

Të rejat në lidhje me gjendjen shëndetësore të 21 vjeçares u ndoqën në Twitter minutë pas minute.

Mesazhi i dëshpëruar i infermieres është shpërnadrë në Twitter me mijëra herë.

Qindra mesazhe kanë vërshuar pas shënimit të saj.

Kurioziteti se çfarë ka ndodhur më pas me Olesya-n I përfshiu të gjithë. Madje mesazhe në Twitter u postuan dhe nga lëvizja “Euromaidan", e cila udhëheq protestën në Kiev dhe shprehte se ajo ka vdekur. Por më pas një postim në Facebook ka ngjallur shpresat: - “Olesya është gjallë”, ka shkruar Kristina Berdinskikh.


Olesya Zhukovskaya,


(b.tusha/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë