Foto: Denys Shmyhal

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Denys Shmyhal, u takua me komisionerët e Mbrojtjes dhe Zgjerimit, Andrius Kubilius dhe Marta Kos, në Bruksel.

Pas këtij takimi përmes një postimi në X Shmyhal tha se Ukraina është e gatshme të koordinohet me partnerët në iniciativën Evropiane të Murit të Droneve.

Po ashtu ai nënvizoi se janë mirënjohës ndaj Komisionit Europian për mbështetjen partneritetin e vazhdueshëm.

"Diskutuam vazhdimin e financimit të mbrojtjes nga BE-ja për Ukrainën dhe përfshirjen e vendit tonë në iniciativën Safe për të forcuar industrinë evropiane të mbrojtjes. Gjithashtu, shqyrtuam përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të krijuar një kredi dëmshpërblimi, e cila duhet të shërbejë si vazhdim i ndihmës ekzistuese makrofinanciare të BE-së.

Asetet e agresorit duhet të shërbejnë për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurinë e Evropës. Ukraina është e gatshme të koordinohet me partnerët në iniciativën Evropiane të Murit të Droneve. Integrimi evropian mbetet gurthemeli i sigurisë së Ukrainës. Jemi mirënjohës ndaj Komisionit Evropian për mbështetjen, dialogun dhe partneritetin e tij të vazhdueshëm", u shpreh Shmyhal në X.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Gjermania: Do të investojmë 10 miliardë euro për dronë! Trump: Zelensky dëshiron raketa Tomahawk? Ne kemi me bollëk