KIEV-  Kanë rinisur sërish natën e mbrëmshme protestat në Kiev, pas një armëpushimi të deklaruar gjatë ditës së premte,  24 janar 2014.
 
Protestuesit qëndrojnë në rrugën Grushevski, rruga që të çon në selitë qeveritare, limitin që ata nuk duhet të kalojnë. 

Duket sa nuk shërbeu për asgjë takimi i pasdites së djeshme mes presidentit të Ukrainës, Viktor Ianukovich dhe komisionerit për integrim të Bashkimit Europian Stefan Fule.
 
Gjatë këtij takimi Ianukovich premtoi se do të reformojë qeverinë dhe do të bëjë disa ndryshime në ligjet anti-protestë, të cilët u miratuan javën e kaluar. Ai shtoi se vendimi do të merrej më 28 janar.

Por protestuesit kanë vazhduar të qëndrojnë në distancë nga policia, por duke i provokuar dhe duke djegur goma makinash që mund të toksikojnë banorët e pallateve aty pranë. Gjithashtu protestuesit kanë krijuar edhe barrikada me thasë, të mbushur me dëborë. 

Forcat e policisë kanë tentuar edhe të fikin zjarrin, por protestuesit nga ana e tyre deklarojnë se policët kanë qëlluar me plumba gome nga ana tjetër e barrikadave. Ndërkohë ka replikuar edhe Ministria e Brendshme ukrainase, e cila deklaron se janë verifikuar tre të plagosur nga forcat e policisë. 

Situata është mjaft e tensionuar dhe do të mjaftonte një moment që situata të degjeneronte.

protestat, kiev
 Foto të tjera

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)