Dëmet e luftës në njerëz janë në shifra të larta për të dyja frontet e luftës, gjithashtu edhe dëmet në infrastrukturë e sisteme elektrike. Ukrainë thotë se Rusia humbi 860 burra në një ditë të vetme, duke i çuar humbjet e saj në 120,160 që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.
Kjo bëhet e ditur nga buletini ditor i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, i sapo publikuar në Facebook, i cili raporton shifra që megjithatë nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Sipas raportit ushtarak ukrainas, deri më tani humbjet ruse arrijnë në rreth 120,160 ushtarë 3,140 tanke, 6,256 automjete të blinduara, 2,135 sisteme artilerie, 443 raketahedhës të shumëfishtë, 220 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.
Sipas buletinit, i cili saktëson se të dhënat po përditësohen për shkak të luftimeve intensive, forcat ruse do të kishin humbur gjithashtu 287 avionë, 277 helikopterë, 4918 automjete, 17 njësi detare dhe 1891 dronë.
Ndërkohë SHBA e konsideron më të rëndë gjendjen e Rusisë pasi pretendon që Rusia ka humbur më shumë ushtarë në luftë krahasuar me raportin e Ukrainës, që përsëri theksohet se ka nevojë për përditësim për një numër të saktë.
Por, sipas vlerësimeve të SHBA-së, viktimat ruse janë rreth 188,000, kjo shifër u zbulua për gazetën Sun me rastin e samitit Ramstein në Gjermani. Gazeta britanike ia atribuoi shifrat "burimeve të Mbrojtjes së SHBA", pasi gjenerali amerikan Mark Milley tha se Rusia kishte pësuar "një sasi të madhe viktimash, mbi 100,000". Numri i viktimave besohet se përfshin si forcat ruse ashtu edhe grupin mercenar Ëagner. Sot ushtria e Kievit ka njoftuar se ushtarët rusë të vdekur janë 120.160, nga të cilët 860 u vranë dje.
Lajmi kryesor: