Liderët e Bashkimit Evropian do të mbajnë sot një samit me Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko në Kiev. Bisedimet pritet të fokusohen në statusin e marrëveshjes së Minskut, një marrëveshje e nënshkruar në shkurt për armëpushim mes palëve të përfshira në konfliktin në lindje të vendit.
Samiti BE-Ukrainë është i pari që prej marrëveshjes së nënshkruar me ndërmjetësimin e liderëve të Francës dhe Gjermanisë. Liderët Europianë pritet të diskutojnë me Poroshenkon mbi lejimin e paqëruajtësve Europianë që të ndihmojnë monitorimin e armëpushimit si dhe mbi ndihmën në reformat ekonomike dhe politike në Ukrainës.
Mes forcave ushtarake të Ukrainës dhe rebelëve pro-Rusë ka pasur çtensionim të situatës, megjithatë raportohet për sulme dhe dhunim të marrëveshjes nga të dy palët. Një ditë më parë ushtria e Ukrainës raportoi për vrasjen e një ushtari dhe plagosjen e 7 të tjerëve.
OKB-ja thotë se në konfliktin në lindje të Ukrainës janë vrarë më shumë se 6100 persona që prej prillit të 2014-tës.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com