Kamionët me ndihmat ruse të stacionuar prej një jave në kufi do të depërtojnë në Ukrainën lindore, pas vonesave të patolerushme në kufi. Kështu ka njoftuar ministria e jashte ruse sot gjatë një njoftimi për shtyp.

Me këtë rast, Rusia akuzoi Ukrainën se po pengon kamionët me ndihma për shkak të luftimeve ndaj rebelëve në Luhansk. 

Gazetarët në kufi dëshmuan për kamionë që lëviznin nga kufiri në drejtim të Ukrainës. Më herët, një raportues i Reutres kishte parë 16 kamionë të lëviznin drejt kufirit, por pa marrë sinjal nëse kanë depërtuar apo jo në territorin ukrainas. 260 kamionët me ndihma kanë për qëllim lehtësimin e krizës humanitare në Luansk, një nga 2 qytetet më të mëdha rusisht-folëse në lindje të Ukrainës, i cili po mbahet nga rebelët.