KIEV, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ - Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko nënshkroi sot ligjin që i jep fnd statusit të Ukrainës si vend i paangazhuar.
Poroshenko e firmosi ligjin gjatë një konference shtypi në Kiev.
Ai premtoi se do të fillonte reformat që do t'i lejonin Ukrainës përmbushjen e standardeve të NATO-s, pas të cilave do të organizonte referendumin për anëtarësimin ose jo në aleancën më të fuqishme ushtarake të botës.
Ukraina vendosi të heqë dorë nga statusi i vendit të paangazhuar për t'u afruar në NATO, pas aneksimit nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë dhe konfliktit me rebelët prorusë në lindje të vendit.
"Integrimi evropian dhe euro-atlantik është një rrugë që nuk ka alternativë për Ukrainën", deklaroi para një jave Poroshenko.
Ky vendim i Kievit u dënua nga Moska para miratimit të tij.
Sipas autoriteteve më të larta ruse, "de facto" bëhet fjalë për një kërkesë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, gjë që e transformon vendin në një kundërshtar ushtarak potencial të Rusisë./ a.jor.