KIEV- Mbi 50 mijë persona kanë dalë sërish në Sheshin `Pavarësia` në Kiev të Ukrainës, duke vazhduar me protestat dhe për të dëgjuar liderin e Opozitës pas kthimit të tij nga Munihu, ku u mbajt edhe Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë.
Në këtë Konferencë ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm ukrainas Kostantin Gryshenko, i cili pati edhe një përplasje verbale me ish boksierin dhe një nga liderët e opozitës Vitali Kliçko
Klitschko nga ana e tij i paraqiti ministrit të jashtëm fotot e protestuesve të plagosur nga policia, ndërsa ministri nga ana e tij i ka kërkuar, nëse ai vetë i mbështeste ata që bëjnë veprime para-naziste dhe sulmojnë policinë.
Ndërkohë presidenti Janukoviç pasi është takuar me përfaqësuesit e opozitës, në tentativë për të gjetur një dialog por pa rezultat, tashmë është hequr mënjanë për shkak të një sëmundje.
Sipas burimeve lokale, pritet që ai të kthehet në zyrën e tij në orët në vazhdim Opozita kërkon dorëheqjen e tij dhe gjithashtu një ndërmjetësi ndërkombëtare.
ASHTON: SHBA E BE PUNOJNE PER PLANIN PER NDIHME UKRAINES
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka thënë mbrëmë se BE dhe SHBA po punojnë në një plan për ndihmë të gjërë financiare për Ukrainën. Për të përditshmen Wall Street Journal Ashton u shpreh se me këtë lëvizje synohet ndihma për Ukrainën gjatë periudhës tranzitore, kur një qeveri e përkohshme t’i miratoj reformat politike dhe ekonomike para zgjedhjeve presidenciale, të parapara për vitin e ardhshëm.
/Shqiptarja.com