KIEV, 8 tetor /ATSH-AFP/ - Ukraina i kërkoi Fondit Monetar Ndërkombëtar të rrisë mbështetjen financiare për ekonominë e saj, vështirësitë e së cilës janë rritur për shkak të konflikteve në Lindje, njoftoi sot kryeministri, Arseni Jaceniuk.
Një delegacion i drejtuar nga ministri ukrainas i Financave, Olexandre Chlapak si dhe nga presidentja e Bankës Qendrore ukrainase, Valeria Gontareva do të marrë pjesë këtë javë në asamblenë tradicionale të përgjithshme të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington.
Në propozimet e publikuara në faqen e internetit të qeverisë, kryeministri Arseni Jaceniuk theksoi se objektivi ishte adaptimi i programit të arritur me organizatat financiare ndërkombëtare për ngjarjet aktuale dhe për të tërhequr në maksimum burime të reja, me qëllim që Ukraina të mund zhvillohet ekonomikisht dhe të kalojë këtë periudhë shumë të vështirë.
Për të shmangur falimentimin në Kiev pas mbërritjes së autoriteteve proevropiane dhe tërheqjes së mbështetjes financiare ruse, FMN hapi në muajin prill një linjë kredie prej 17 miliardë dollarësh, në kuadër të një plani gjithëpërfshirës të ndihmës perëndimore prej 27 miliardë dollarësh.
Në fillim të muajit shtator, FMN kishte pranuar se mbështetja e saj mund të ishte e pamjaftueshme për shkak të luftimeve të përgjakshme në Lindje që kanë shkaktuar më shumë se 3 600 të vdekur që prej muajit prill./
/ec/
/Shqiptarja.com