KIEV, 3 shkurt /ATSH-AFP/ - Autoritetet ukrainase njoftuan sot masat që parashikojnë limitimin e konsiderueshëm të aksesit në Ukrainë për rusët duke nisur që nga muaji mars në kuadër të dhunës në lindjen proruse të vendit.
"Duke nisur që nga 1 marsi, rusët që do të dëshirojnë të shkojnë në Ukrainë nuk do të mund të përdorin më pasaportat e tyre të brendshme, ekuivalente në Rusi me një kartë identiteti", njoftoi qeveria ukrainase.
Kjo masë rrezikon të reduktojë në mënyrë të konsiderueshme numrin e shtetasve rusë që hyjnë në Ukrainë, ndërkohë që më shumë se dy e treta mes tyre nuk kanë një pasaportë./
/ec/