KIEV - Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko urdhëroi sot tërheqjen e të gjitha shërbimeve publike nga rajonet nën kontrollin e separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës.
Në një dekret, Poroshenko urdhëroi qeverinë të marrë masa brenda javës për t'i dhënë fund aktiviteteve të ndërmarrjeve, institucioneve dhe organizatave administrative në territore të ndryshme ku operacioni terrorist vazhdon.
"Ky vendim do të aplikohet në shërbimet publike të tilla si shkolla, spitale dhe shërbimet e shpëtimit", theksoi një zyrtar i lartë ukrainas nën kushtet e anonimatit.
Dekreti presidencial është një pasojë e zgjedhjeve të zhvilluara në rajonet separatiste më 2 nëntor./ATSH/
/Shqiptarja.com