Një grup i madh ushtarësh rusë që po kalonin terrenin e mbuluar me borë në veri të Kharkiv u shkatërrua nga dronë, artileri dhe këmbësori. Brigada ukrainase Khartiia njoftoi incidentin në një video të postuar në YouTube, duke shtuar se "zmbrapsi një përpjekje sulmi nga Federata Ruse dhe shkatërroi afërsisht 70 pushtues rusë.
Për një javë, forcat pushtuese ruse u përpoqën të sulmonin zonën e kontrolluar nga Brigada e 13-të Khartiia në veri të Kharkiv. Falë ndërveprimit të koordinuar të anëtarëve të Khartiia-s këmbësorëve, operatorëve të dronëve, artilerisë dhe njësive të tjera përpjekja dështoi".
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Trump takohet javën e ardhshme me Zelensky-n në Forumin e Davos! Putin: Gati të rivendosim marrëdhëniet me evropianët. Të dërguarit e Presidentit amerikan së shpejti në Moskë







