Donald Trump do të takohet me Volodymyr Zelensky-n në Forumin Ekonomik Botëror në Davos javën e ardhshme, por ka lënë të kuptohet se nuk ka ende plane të përcaktuara. Presidenti amerikan ia ka pohuar këtë Reuters-it.
Sipas Presidentit amerikan, është Ukraina dhe jo Rusia, po pengon një marrëveshje të mundshme paqeje. Bloomberg zbulon se të dërguarit e Presidentit amerikan, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të shkojnë së shpejti në Moskë për t’u takuar me presidentin rus në kuadër të negociatave për paqen në Ukrainë.
Retorika e Trump, bie ndesh me atë të aleatëve evropianë, të cilët vazhdimisht kanë argumentuar se Moska ka pak interes për t'i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë.
Në një intervistë ekskluzive në Zyrën Ovale të mërkurën, Trump tha se Presidenti rus Vladimir Putin është gati të përfundojë pushtimin e tij gati katërvjeçar të Ukrainës. Por sipas Trump, Zelensky ishte më i rezervuar.
Trump deri më tani ka shmangur vendosjen e masave të reja ndëshkuese ndaj Rusisë dhe partnerëve të saj tregtarë. Megjithatë, ai disa herë ka shprehur shqetësimin se vendosja e sanksioneve të reja do të mund të pengonte përpjekjet e tij për ta sjellë Putinin në tryezën e negociatave.
Ukraina dhe SHBA-ja po punojnë në një plan paqeje me 28 pika në prag të katërvjetorit të fillimit të pushtimit nga Rusia.
Pikat kryesore të mosmarrëveshjes përfshijnë kontrollin mbi një pjesë të rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore dhe centralin bërthamor të Zaporizhjas, i cili është nën pushtimin rus.
Pengesat e tjera burojnë nga pretendimet territoriale të Rusisë, çështja e garancive të sigurisë për Ukrainën dhe kundërshtimi i armëpushimit nga Moska.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia është e gatshme të rivendosë marrëdhëniet me vendet evropiane.
"Rusia është e gatshme të rivendosë marrëdhëniet me vendet evropiane dhe është e hapur për bashkëpunim me të gjitha vendet pa përjashtim", tha ai.
"Rusia është e gatshme të rivendosë marrëdhëniet me vendet evropiane dhe është e hapur për bashkëpunim me të gjitha vendet pa përjashtim", siguroi Presidenti rus Vladimir Putin gjatë ceremonisë së dorëzimit të kredencialeve të ambasadorëve të rinj në Moskë, siç raportoi agjencia Tass .
Një grup i madh ushtarësh rusë që po kalonin terrenin e mbuluar me borë në veri të Kharkiv u shkatërrua nga dronë, artileri dhe këmbësori. Brigada ukrainase Khartiia njoftoi incidentin në një video të postuar në YouTube, duke shtuar se "zmbrapsi një përpjekje sulmi nga Federata Ruse dhe shkatërroi afërsisht 70 pushtues rusë.
Për një javë, forcat pushtuese ruse u përpoqën të sulmonin zonën e kontrolluar nga Brigada e 13-të Khartiia në veri të Kharkiv. Falë ndërveprimit të koordinuar të anëtarëve të Khartiia-s këmbësorëve, operatorëve të dronëve, artilerisë dhe njësive të tjera përpjekja dështoi".
Moska ka mbështetur komentet e bëra nga Presidenti Donald Trump gjatë natës, kur ai e drejtoi gishtin nga Volodymyr Zelensky, si personi që po pengon paqen mes Rusisë e Ukrainës.
Mediat e huaja raportojnë se në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters, Trump u pyet për Vladimir Putinin dhe ai tha: "Mendoj se ai është gati të bëjë një marrëveshje".
Dhe ai shtoi: "Mendoj se Ukraina është më pak e gatshme për të bërë një marrëveshje."
I pyetur pse nuk ka qenë ende në gjendje ta zgjidhë konfliktin, Trump u përgjigj: "Zelensky".
Nga ana tjetër, lidhur me këto komente të Trump, Kremlini tha se Rusia është plotësisht dakord.
“Këtu mund të biem dakord, është vërtet kështu”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
"Presidenti Putin dhe pala ruse janë gjithmonë të hapur për bisedime paqeje", vijoi ai më tej.
Peskov tha gjithashtu se Moska do të mirëpriste të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Steve Ëitkoff, dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner, sapo të bihet dakord për një datë për vizitën.
Komente











