/ATSH-AFP/- Ushtria ukrainase akuzoi dje rebelët për një sulm me armë të rënda pranë portit strategjik të Mariupolit, në jug të linjës së frontit, gjë që ilustron brishtësinë e armëpushimit në lindjen separatiste të vendit.

Presidenti Petro Poroshenko, njoftoi në një interviste dje në mbrëmje se 64 ushtarë unkrainas ishin vrarë në lindje që prej 15 shkurtit, datë e hyrjes në fuqi të armëpushimit në kuadër të marrëveshjeve për paqe të Minskut, nënshkruar pas ndërmjetësimit të presidentit francez, François Hollande dhe kancelares gjermane, Angela Merkel në praninë e presidentit rus, Vladimir Putin.

Pas një qetësie relative të ditëve të fundit, ushtarët ukrainas konfirmuam se kanë qënë shënjestër e një sulmi në fshatin Chirokin, që ndodhet 10 kilometra në lindje të Mariupolit, qyteti i fundit kryesor nën kontrollin e Kievit në lindjen rebele.

Marrja e Mariupolit do të ishte një etapë tjetër kryesore në krijimin e një ure tokësore mes Rusisë dhe gadishullit ukrainas të Krimesë, aneksuar një vit më parë nga Moska, por shumë e varur nga Ukraina për nevojat e saj jetërore.