Forcat ukrainase kanë çliruar fshatin Blahodatne në rajonin e Donetskut, në lindje të vendit, njoftoi në Telegram këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashenko .
"Fshati Blagodatnoye në rajonin e Donetskut është çliruar! Sipas Brigadës së 68-të të Veçantë Oleksa Dovbush, një flamur ukrainas tani valëvitet mbi fshat," shkroi Gerashenko. "Ushtarët bënë të ditur se gjatë operacionit arritën të kapin ushtarë rusë. Ne presim raportet zyrtare nga Shtabi i Përgjithshëm", shtoi ai.

Lajmi kryesor:
Lufta/ Wagner: Ukrainasit morën 6-7 kilometra, janë në kontrollin e tyre! Kievi: Rusët hodhën në erë një digë tjetër në Dontesk









