Kievi: Rusia po bombardon zonat e populluara në rajonin e Zaporizhzhia

Kievi: Rusia po bombardon zonat e populluara në rajonin e Zaporizhzhia

1663135287_01ukrainebriefingrussiantroopsvideoSixteenByNine3000.jpg

Ushtria ruse bombardoi zonat e populluara të rajonit të Zaporizhzhia duke vrarë një civil, tha administrata ushtarake rajonale e cituar nga Ukrinform.

‘Në 24 orët e fundit janë regjistruar bombardime në Orikhiv, Chervona Krynytsia, Huliaipole, Novoselivka, Uspenivka, Dobropillia, Rivnopillia, Prymorskyi. Gjatë bombardimeve, pushtuesit rusë kanë plagosur civilë. Një person ka vdekur nga plagët e marra’, thuhet në një shënim.

Bombardimi shkaktoi gjithashtu dëme në një ndërtesë dhe në sistemin e ftohjes së termocentralit bërthamor, sipas shërbimit për shtyp të administratës së qytetit.

“Një godinë e posaçme, sistemi i ftohjes dhe një mensë, ku ishin të pranishëm punonjësit e termocentralit në fillim të sulmit, janë dëmtuar”, njoftuan mediat.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Vritet një ushtar i huaj në Ukrainë! Kievi: Rusia po bombardon zonat e populluara në rajonin e Zaporizhzhia


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi