Kievi: Synojmë statusin e kandidatit në BE deri në qershor

Kievi: Synojmë statusin e kandidatit në BE deri në qershor

Zv.ministrja ukrainase për Integrimin Evropian, Olga Stefanishyna thotë se synojnë të marrin statusit e vendit kandidat për në BE deri në muajin qershor.

"Ukraina pret të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE deri në qershor. Ukraina ka marrë pyetësorin për anëtarësimin në BE. Ne kemi bërë tashmë shumë punë përgatitore, kështu që jemi gati të ecim shpejt. Presim të marrim statusin e vendit kandidat në qershor. Është pjesë e rimëkëmbjes dhe fitores sonë ndaj agresorit rus që dëshiron të ndryshojë rrugën demokratike të Ukrainës ", shkroi Olga Stefanishyna në Twitter.

Kujtojmë që një ditë më parë presidentja e Komisionit Europain i dorëzoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyt pyetësorin për anëtarësimin në BE.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Pas Von der Leyen, Johnson udhëtim 'surprizë' në Kiev, takohet me Zelenskyn! Masakër e re në Makariv, 132 viktima! BE premton 600 mln euro për Ukrainën


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!