Kievi zyrtar ka nisur një iniciativë me të cilën vë në dyshim legjitimitetin e Rusisë si anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe e të gjitha organeve të OKB-së.
Sipas Ministrisë së Jashtme në Kiev, anëtarësia e Moskës në OKB ose në Këshillin e Sigurimit nuk është e rregulluar sipas së drejtës ndërkombëtare, njoftoi Ukrajinska Pravda. Sipas Kievit zyrtar Rusia e konsideron "gabimisht" veten anëtare të OKB-së që nga dhjetori i vitit 1991.
Sipas Kievit në kartën e OKB-së nuk figuron emri "Federata Ruse" dhe Rusia nuk ka kaluar nëpër procedurën e nevojshme të pranimit si anëtare e kësaj organizate, si p.sh. në rastin e Republikës Çeke dhe Sllovakisë pas shpërbërjes së Çekosllovakisë. Edhe ish-republikave përbërëse të Jugosllavisë u duhej të ribënin kërkesë për anëtarësim në OKB pas shpërbërjes së shtetit shumëkombësh.
Rusia e konsideron veten pasardhëse legjitime të Bashkimit Sovjetik, i cili ishte një prej anëtarëve themelues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në dhjetor të vitit 1991, presidenti i atëhershëm rus Boris Jelcin, thjesht informoi OKB-në se Rusia, me mbështetjen e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, do të vazhdojë të jetë anëtare e OKB-së dhe e të gjitha organeve të saj.
Këshilli i Sigurimit, organi më i fuqishëm i OKB-së, përbëhet nga 15 anëtarë. Detyra e tij është të merret me zgjidhjen e krizave globale, përmes vendosjes së sanksioneve, miratimit të aksioneve ushtarake dhe miratimit të amendamenteve të Kartës së OKB-së. Përveç Rusisë, anëtarë të përhershëm me të drejtë vetoje janë SHBA-ja, Kina, Franca dhe Britania e Madhe./DW
Lajmi kryesor:
Lufta/ Bien raketa në territorin e Bjellorusisë, Minsku akuzon Ukrainën, Moska thërret ambasadorin e tyre në shenjë proteste! Shpërthime të fuqishme në Kiev
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
37.5%
-
Jo
59%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3780
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Rajoni separatist në Moldavi ndien pasojat e mungesës së gazit rus
3 Janar, 21:38
-
Vritet në Ukrainë çetniku serb që ngrinte barrikada në veri të Kosovës
3 Janar, 15:54
-
Intervista/ Meloni: Pakti për emigrantët me Shqipërinë, leksion për Europën! Roli i Italisë ka ndryshuar! Musk, gjeniu i kohës sonë portretizohet si përbindësh
3 Janar, 15:52
-
Zelensky: Zgjedhjet në Ukrainë mund të mbahen këtë vit, nëse hiqet gjendja e luftës
3 Janar, 15:14
-
Sfidat e NATO-s në 2025: Trump, Ukraina dhe shpenzimet e mbrojtjes
3 Janar, 13:57
-
Zelensky optimist tek aftësitë e Trump për paqen në Ukrainë: Ai mund ta ndalojë avancimin e Putin
3 Janar, 13:53
-
Lufta/ Moska sulmon me flotë dronësh Kievin! Ushtarët rus qëllojnë njëri-tjetrin për të shmangur frontin
3 Janar, 08:52
-
Lufta Ukrainë-Rusi/ Një vit i zi për Moskën, 433 mijë ushtarë të vrarë dhe të plagosur më 2024!
2 Janar, 15:09
-
I arratisur nga Siria në Moskë, tentohet të vritet Bashar al-Assad! Dyshohet se diktatori sirian u helmua, mjekët e shpëtuan
2 Janar, 12:30
-
Analiza/ Fundi i lojës në Ukrainë: Si mund të mbyllet lufta në vitin 2025
2 Janar, 09:51
-
Lufta/ Marina e Ukrainës: 37 mijë dronë rusë të shkatërruar më 2024! Moska: Rrëzuam 13 mjete pa pilot të Kievit
2 Janar, 09:20