"Lufta kundër korrupsionit është një kusht kyç që Ukraina, që përballet me një krizë të rëndë ekonomike dhe një krizë të përgjakshme me reblët prorusë, të mund të marrë ndihmën financiare të Perëndimit", theskoi kryeministri Arseni Jaceniuk duke i kërkuar deputetëve të mbështesin këtë tekst.
"Askush nuk i jep para vendeve të korruptuara dhe investitorët nuk vijnë në vende të korruptuara", deklaroi ai.
Ukraina është klasifikuar në vendin e 144 në botë për korrupsion nga OJQ-ja "Transparency international", një nivel me Nigerinë.
Ukrainasit rrëzuan nga pushteti në shkurt presidentin Viktor Janukoviç, i akuzuar se ka vjedhur bashkë me të afërm të tij me miliarda dollarë, por ekipi i ri qeveritar, proveropian, që e pasoi është akuzuar shpesh herë se nuk ka bërë asgjë për t'i dhën fund korrupsionit.
Diplomatia amerikane Victoria Nuland, përgjegjësja kryesore për çështjet evropiane në departamentin e Shtetit që ishte në vizitë në Kiev, vlerësoi se korrupsioni shumë i lartë përbënte kërcënimin më të madh për të ardhmen e ekonomisë në Ukrainë.
ATSH
