Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë

 

Gazetari Mentor Kikia tha në 'Frontline' se gjysma e qeverisë shkon në SPAK çdo ditë dhe për këtë duhet mbajtur përgjegjësi.

'Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkoj në punë shkon në SPAK një herë. Dhe qeveria e marketon kaq bukur, sa njerëzit thonë bravo qeverisë. Në fakt i duhet thënë a keni ndonjë përgjegjësi. Është njësoj si dikush që ka krijua një armë dhe godet shtëpinë e vetë. Është marketing që këta po e luajnë bukur dhe po dalin të fituar. Enver Hoxha pas çdo grupi armiqësor që godiste thoshte se tani jemi më të fortë. Edhe këta thonë se qeveria është më e pastër. Ajo që e bën më rezultative këtë strategji të socialistëve, sepse pas kaq shumë telashesh çdo qeveri do jepte dorëheqjen, por ka një opozitë që ka 7 koka.', thotë Kikia.

G.K/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?