Çfarë po ndodh me parkun te fusha e aviacionit?
Ky është një nga parqet më të mëdha në Tiranë por që në ndërtimin e saj, u abuzua në mënyrë agresive me gjelbërimin dhe parku përfundoi 80% beton dhe 20% hapësirë e blertë.
Pse përditë e më shumë shumë ky park po shkatërrohet?
Po dëmtohet infrastruktura, po dëmtohet gjelbërimi, pasuria më e çmuar për një qytet si Tirana. Ka një lloj tendence agresive për të shkatërruar dhe nuk e di nga buron kjo “dhunti”. Por di të them se nëse nuk do të ushtrohet presion ligjor dhe policor ndaj shkatërruesve nuk është çudi që të mbetet vetëm betoni dhe tavolinat e lokaleve.
A jane ndëshkuar ata qe kryejnë masakra të tilla?
Nuk kam informacion të ketë ndëshkime për ata që shkatërrojnë.
Ju si korpus çfarë masash po merrni për të ndërgjegjësuar njerëzit?
Kur u ndërtua parku, bashkia punën e parë që bëri shkatërroi një pjesë të hapësirës së blertë që ishte krijuar dhe e shtroi me beton. Është e papranueshme dhe e patolerueshme që dikush pa ju trembur syri pushton një mjedis publik me tavolina dhe ti duhet të privohesh nga kënaqësia që të jep një pyll, dhe aq më shumë kur atë e kanë mbjellë vetë banorët.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 12 shkurt
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com