SANTIAGO - Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti të fortë me magnitudë 8.2 të shkallës Rihter që ka goditur Kilin gjatë natës. Tronditjet e tërmeti kanë shkaktuar rrëshqitje dheu që kanë bllokuar autostradat duke përbërë edhe një rrezik për Tsunami.
 
Autoritetet vendase kanë thënë se vdekja e këtyre personave, mund të jetë shkaktuar pas rënies së mureve, apo mund të jenë përfshirë nga një atak në zemër. Pothuajse në të gjithë Amerikën Latine, është lëshuar emergjencë Tsunami.
 
Nga burgu i qytetit janë arratisur 300 të burgosur dhe sipas autoriteteve dëmet efektive nga ky tërmet, mund të vlerësohen vetëm gjatë paradites së të mërkurës. Presidenti Michelle Bachelet ka deklaruar gjendjen e një katastrofe natyrore në Rajonet Arica, Parinacota dhe Tarapacan, pranë kufirit të Perusë.
 
Përgjegjësi i mbrojtjes civile Ricardo Toro, ka deklaruar se parashikohen dallgë të larta gati dy metër në disa pjesë të bregut të veriut të vendit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)