Një varrezë me rreth 40 fosile balenash është zbuluar pranë autostradës Pan-Amerikane në Kili.
 
Ky është një nga zbulimet më të habitshme  të fosile në vitet e fundit.
 
Kjo zonë në shkretëtirën Atacama Kili është e njohur për fosilet e balenave.
Për këtë, vendi ka marrë emrin Cerro Ballena ("Kodra e Balenës").
 
Kërkuesit mundën të studiojnë shtratet e fosileve, vetëm kur filluan punimet për zgjerimin e Autostradës Pan-Amerikane,
 
Ata zbuluan rreth 40 fosile balenash si dhe disa lloje të rralla gjallesash të tjera detare, shumica e tyre tashmë të zhdukura. Fosilet i përkasin kafshëve detare të cilat kanë jetuar 5 milion vjet më parë.
 
Skeletet e gjetura ishin të gjithë thuajse të plota dhe pozicionet e tyre të vdekjes ishin thuajse të njëjta. Kjo tregoi që krijesat janë pre e të njëjtës katastrofë, por ndryshimi është se nivelet e fosileve ishin të ndara në katër episode, në një periudhe mijëra vjeçare.
 
Shkencëtarët supozojnë se këto kafshë janë helmuar të gjitha nga toksina që mund të gjenerohen në disa lloj algash, konsumimi i të cilave jep vdekje të shpejtë.
Këto helmime janë një nga shkaqet më të përhapura të vdekjeve masive të përsëritura në kafshët detare.

Redaksia online
(os/shqiptarja.com)