Kim apel të mos intimidohen gjyqtarët e prokurorët, Meta shigjeton SPAK: Asnjë hetim për ligjet klienteliste të qeverisë

Kim apel të mos intimidohen gjyqtarët e prokurorët, Meta shigjeton SPAK: Asnjë hetim për ligjet klienteliste të qeverisë

Teksa citon raportin e fundit të DASH për përkeqësimin e klimës së biznesit presidenti Meta shigjeton SPAK dhe thotë se s'ka ndërmarrë asnjë hetim për ligjvënësit që hartojnë ligje klienteliste për të kryer favore, pavarësisht thirrjeve të tij.   

"I kam bërë thirrje publike prej muajsh Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të nisë hetimet për të gjitha procedurat e propozimit dhe shqyrtimit të këtyre ligjeve për të vënë përpara përgjegjësisë autorët, të cilët përmes ligjit duan të përmbushin qëllimet e tyre favorizuese klienteliste. Ende nuk kam marrë asnjë përgjigje dhe ende nuk ka asnjë hetim", shkruan ndër të tjera Meta

Ky shigjetim i punës së SPAK vjen pikërisht pas deklaratës së ambasadores Yuri Kim nga Shkodra se ka persona që po tentojnë të intimidojnë punën  e SPAK.  

Meta akuzon edhe qeverinë se tashmë nuk po shkel më ligjin, por po krijon ligje për të favorizuar klientë dhe se të gjitha PPP i ka përqednruan në një grup oligarkësh duke klrijuar një klimë mbytëse për investitorët e brendshëm dhe të huaj.

"Sjell në vëmendje se shumë dekrete për kthimin e ligjeve që denoncojnë anti-kushtetutshmërinë e tyre, cenimin e interesit publik e kombëtar, si dhe cenimin e financave të shtetit me ligje speciale me efekt favorizues për një grup të caktuar individësh janë rrëzuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Procesi ligjbërës po shpërdorohet haptazi, në mënyrën më flagrante të mundshme, ku tashmë nuk po shkelet ligji për të kryer favore, por po bëhen ligje të posaçme për t`i realizuar ato. Në këtë klime mbytëse për investitorët e brendshëm dhe të huaj, kur PPP-të dhe tenderat janë përqendruar vetëm në një grusht oligarkësh, në kushtet e tentativave për amnisti fiskale korruptive, si dhe të mungesës së transparencës në sistemin e prokurimeve, është domosdoshmëri kthimi i ekonomisë në normalitet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm", shkruan Meta.

Kreu i Shteti e mbyll deklaratën duke thënë se procesi ligjbërës dhe interesat klienteliste nuk mund të fusin në qorrsokak procesin e integrimit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe se shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre!

Deklarata e Plotë e Ilir Metës

Shqipëria perceptohet në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit si vendi me korrupsionin më të lartë në Ballkanin Perëndimor, ku klima mbytëse e të bërit biznes është përkeqësuar nga vendimet arbitrare e politikat fiskale jo transparente dhe klienteliste që cenojnë konkurrencën dhe sipërmarrjen e lirë.

Sipas konkluzioneve tronditëse të DASH “investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri. Përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesi. Të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë sepse titulli i qartë është i vështirë për t’u fituar. Ka pasur raste që individë dyshohet se manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës”.

Ky raport vjen në një kohë kur shoqatat e biznesit, Dhomat e Tregtisë, përfshi dhe atë Amerikane, kanë ngritur në mënyrë të përsëritur shqetësimin në lidhje me përkeqësimin e klimës së biznesit dhe të investimeve.

Edhe Banka Botërore në raportin e saj të Doing Business ka ngritur me shqetësim rritjen e barrës fiskale dhe ndryshimet e shpeshta në aktet ligjore dhe nënligjore.

Ndërsa Fondi Monetar më herët ka ngritur me shqetësim rrezikun nga rritja e numrit dhe të kostos së PPP-ve, si dhe rritjen e borxhit publik si pasojë e tyre.

Sjell në vëmendje se shumë dekrete për kthimin e ligjeve që denoncojnë anti-kushtetutshmërinë e tyre, cenimin e interesit publik e kombëtar, si dhe cenimin e financave të shtetit me ligje speciale me efekt favorizues për një grup të caktuar individësh janë rrëzuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Procesi ligjbërës po shpërdorohet haptazi, në mënyrën më flagrante të mundshme, ku tashmë nuk po shkelet ligji për të kryer favore, por po bëhen ligje të posaçme për t`i realizuar ato.

Në këtë klime mbytëse për investitorët e brendshëm dhe të huaj, kur PPP-të dhe tenderat janë përqendruar vetëm në një grusht oligarkësh, në kushtet e tentativave për amnisti fiskale korruptive, si dhe të mungesës së transparencës në sistemin e prokurimeve, është domosdoshmëri kthimi i ekonomisë në normalitet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.

I kam bërë thirrje publike prej muajsh Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të nisë hetimet për të gjitha procedurat e propozimit dhe shqyrtimit të këtyre ligjeve për të vënë përpara përgjegjësisë autorët, të cilët përmes ligjit duan të përmbushin qëllimet e tyre favorizuese klienteliste.

Ende nuk kam marrë asnjë përgjigje dhe ende nuk ka asnjë hetim!

Procesi ligjbërës dhe interesat klienteliste nuk mund të fusin në qorrsokak procesin e integrimit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Është koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre!

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sidrit Golemi: 10/09/2020 16:43

    Gafat PARAELEKTORALE te Presidentit brenda vetem nje fjalie: 1. ai nuk e di qe formulimi dhe dekretimi i Ligjeve nuk jane objekt i punes se SPAK, por i organeve te tjera ku vendimtaret jane Parlamenti dhe ne fund Gjykata Kushtetuese, te cilen ai e ka bllokuar e sabotuar; 2. ai nuk e di qe ne sistemet juridike funksionale e demokratike nuk mund t'iu behen procese hetimore e gjyqesore qellimeve, aq me shume atyre per formulimin e Ligjeve. Jane perseri Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese. Frika se koha per t'u perballur me FAKTET po afron.

    Përgjigju
  • Ilo: 10/09/2020 16:37

    Shyqyr qe te kemi ty baba xhike me kusjtetute ne dore qe eshte bere si "qitapi" i Qazim efendise qe i kthen ne kuvend ku me ner as nuk e rruajne per ty po i kalojne pa i pate fare llogjet qe kane shkruar bashibozuket e tu.

    Përgjigju
  • Pse: 10/09/2020 15:19

    Pse te djeg o like

    Përgjigju
  • Xxx: 10/09/2020 15:06

    Po ku ke goje goje te flasesh dhe ti per klientele more hajdut qe u kape me bllok ne dore duke ndare milionat e popullit me klientet e ty felliqesire...

    Përgjigju
  • Arberi: 10/09/2020 15:04

    Nuk kane kohe o Mete se ke ba aq shume ti sa nuk mbarojne dot me ty

    Përgjigju
  • Arbëri: 10/09/2020 14:53

    Mos u ngut merre me spotivitet se do të vie radha edhe ty...!!!

    Përgjigju
  • SPAKU: 10/09/2020 14:00

    Rregulloje pak surratin qe mos te te duket frika qe te ka kap po te troket Spaku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja