Nga Shkodra ambasadorja e SHBA, Yuri Kim kërkoi që liderët politikë në Shqipëri të lënë mënjanë ndasitë dhe të bashkëpunojnë për kauzat të rëndësishme. Ndërsa apeloi që SPAK të jetë funksional pasi disa persona po përpiqen të intimidojnë gjyqtarët e prokurorët.
Kim foli për situatën politike duke deklaruar se do të jetë në mbështetje të palëve politike për tu ulur në tryezën e Këshillit Politik.
"Është e rëndësishme pjesëmarrja politike dhe është e rëndësisë që udhëheqësit të lënë anash ndasitë politike e për tu bashkuar bashkë drejt një objektivi. Unë do të luaj një rol në mbështetjen e këtyre përpjekjeve. Është një lajm shumë i mirë që palët politike si jashtë dhe brenda parlamentit do të bien dakord për tu ulur sërish. Jam e sigurt që në fund do të mund të arrijnë një kompromis" - tha Kim.
Gjithashtu ajo vendosi theksin në ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese në vend pasi është një situatë e papranueshme.
"Shqipëria ka qenë pa një Gjykatë Kushtetuese për një kohë të gjatë. Nuk është një situatë e pranueshme që është një anëtarë i NATO-s dhe kërkon të futet në BE. Kemi qenë të kënaqur që dhe Ruçi ka rënë dakord për ngritjen e Kushtetueses deri në fund të vitit" - deklaroi Kim.
Ambasadorja Kim do të qëndrojë për dy ditë në Shkodër për të vizituar disa prej vendeve atraktive të saj.
"Është një kënaqësi e madhe që vijë këtu. Ka dëgjuar shumë për këtë vend dhe më duket sikur kam takuar një mik të vjetër Ademin. Kam pasur mundësinë të flasë me të gjatë pandemisë online" - tha Kim.
Këto ishin fjalët e ambasadores Kim pas një takimi me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi ditën e sotme (10 shtator).
Është takimi i dytë mes tyre pasi i pari u zhvillua online në prill të këtij viti gjatë periudhës së karantinës.
Voltana Ademi bën me dije se në fokus të takimit të sotëm ishin çështje administrimit vendor, pandeminë e koronavirusit dhe procese që përfshin aktivizimin e qytetarëve.
Pas takimit me Yuri Kim, kryebashkiakia Voltana Ademi zbuloi dhe çështjet për të cilën u diskutua gjatë takimit.
Në fokus të saj ishin çështje të administrimit vendor, dhe situata me koronavirusin në Shkodër.
"Ambasadorja është në një vizitë zyrtare. Biseduam për çështje që kishin lidhje me qytetin, administrimin vendor. Unë e falenderoj me zemër që ishte në Shkodër dhe do të kemi mundësi të ndajmë sfidën që kemi për të zhvilluar më tej qytetin tonë. Ne kemi diskutuar për çështje të administrimit vendor. Pandeminë dhe procese të rëndësishme të qytetarëve" - u shpreh Ademi.
Teksa në takimin e parë të zhvilluar online mes Yuri Kim dhe Ademit u bisedua për masat e marra antoicovid për mbrojtjen e shkodranëve.
Në ambientet e jashtme teksa hyn në Bashkinë e Shkodrës, Kim kishte të vendosur maskë.
Pasi hyri në zyrën e kryebashkiakes Voltana Ademi, Kim e kishte haqur maskën.
Kjo duket në kundërshtim me parimet e mbrojtjes ndaj koronavirusit pasi në zyrën e kryebashkiakes kishte shumë persona.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim mbërriti në zyrën e kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi.
Është takimi i dytë mes tyre brenda 5 muajsh. Në takimin online të zhvilluar vetëm disa muaj më parë, Voltana Ademi ka marrë vlerësimet nga ambasadorja Kim për masat e marra ndaj COVID-19 për mbrojtjen e shkodranëve.
Nuk dihen ende temat e këtij takimi në Shkodër.
Ne Shkoder forca politike votohet per tifozllek... jo per ate qe ka bere apo do beje..
PërgjigjuMirse erdhe ne Zimbabve ambasadore.Pini nje kafe me Ramen si ne Afrike.
PërgjigjuKjo ka ardh ne Shkoder per te biseduar per braktisjen e qytetit nga qeveria apo per te fol per gjykaten kushtetuese? Shko edhe ti ne Vlore ambasadore se aty e ka mendjen dhe zemren Rama
PërgjigjuO Ani nuk e di ti nje proverb qe ne ate ane qe menjanon Amerika anes tjeter i bie pika?
PërgjigjuPo juve si ambasade pse intimidoni gjyqtaret dhe prokuroret duke derguar per presion bashkepunetoret tuaj neper salla gjykimesh? Eshte e turpshme tu kerkosh te tjereve te mos bejne ate qe ju si ambasade beni perdite neper gjykata
PërgjigjuTe pakten ambasadorja amerikane ti thoj Edit se dhe Shkodra eshte ne Shqiperi dhe mos ta diskriminoj per bindjet politike.Kjo sjellje tija ndaj Shkodres esht sjellje injorante,raciste.Sa ka investuar ne lungomare ka investuar ne gjith veriun.Turp te ket...urojqe ambasadorja te thot nje fjal per ket sjellje diskriminuese
PërgjigjuShume naive tu kerkosh krimineleve te mos bejne presion...
Përgjigjupikerisht ate mendova dhe une kur pashe kete lajm. she is totally out! ska faj ... nga guami!
Yuri Kim takon nje shkine Shkodre nje baxhell qe se ka shoqin qe don vec kallamoqin
PërgjigjuRendesi ka qe Ambasadorja te ndjehet mire, te tjerat nuk kane pike rendesie! Dhe spektakli nuk ka te ndalur!
Përgjigju